Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Lëvizja e lirë na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht

Osmani: Lëvizja e lirë na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se viti 2024 filloi mbarë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se lëvizja e lirë na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht.

“Një vit që fillon mbarë!Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave”, ka shkruar Osmani.

Mbrëmë në mesnatë ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave për kosovarët në zonën shengen.