Osmani takohet me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Ka nisur vizitën në Kosovë raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. Presidentja Vjosa Osmani të enjten është takuar me raportuesen Bakoyannis, me të cilën do të diskutojë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ish-kryediplomatja greke është caktuar nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, dhe është ngarkuar ta bëjë raportin në bazë të gjetjeve të dy juristëve eminentë që janë caktuar për ta vlerësuar aplikacionin.

Në maj të 2022-tës Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. E, në prillin e sivjetmë, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.