Ballina Lajmet Kosovë Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës si akt normalizimi, interes...

Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës si akt normalizimi, interes i të gjithë qytetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar për hapjen e urës së Ibrit.

Osmani ka thënë se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.

“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.