Osmani takon kryeministrin e Singaporit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, dhe themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka shkruar se këto takime i ka zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në Bloomberh New Economy Forum.

“Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore. Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani po qëndron në një vizitë në Singapor, ku paraprakisht takoi edhe përfaqësues tjerë shtetëror e ekonomik.