Outlook do të zëvendësojë aplikacionet Mail dhe Calendar në Windows 11

Në Shtator të vitit të ardhshëm eksperienca e re Outlook do të lançohet për publikun dhe kompjuterët e rinj do të vinë me Outlook të instaluar.

Microsoft tashmë ka zbuluar se po punon në një version të ri të Outlook për Windows. Në fakt insajderët e Office kanë filluar të testojnë gjeneratën e ardhshme duke klikuar butonin “Try the new Outlook” në cepin e djathtë lart të aplikacionit.

Tashmë Microsoft ka treguar akoma më shumë se çfarë do të ndodhë me aplikacionet ekzistuese Email dhe Calendar. Këto aplikacione nuk do të ekzistojnë më në fund të 2024.

Në Shtator të vitit të ardhshëm eksperienca e re Outlook do të lançohet për publikun dhe kompjuterët e rinj do të vinë me Outlook të instaluar.

“Duke filluar nga 2024, pajisjet e reja Windows 11 do të vinë me Outlook e ri si aplikacionin kryesor të postës elektronike falas për tu përdorur,” shkruante kompania.

“Aplikacionet Mail dhe Calendar do të vazhdojnë të jenë të disponueshëm për tu shkarkuar në Microsoft Store deri në fund të 2024. Në pajisjet ekzistuese përdoruesit mund të kalojnë në Outlook e ri.”

Microsoft synon që të krijojë një eksperiencë përdoruesi më të unifikuar.