Ozil: Gabova shumë që nuk përfaqësova vendin tim

Mesfushori turk, Mesut Ozil ka pranuar se ka bërë gabim të madh që nuk ka luajtur për vendin e tij, por për kombëtaren gjermane.

“Gabimi më i madh në karrierën time ka qenë që nuk luajta për vendin tim. Ju them të gjithëve se çdo person mund të zgjedhë ndonjë klub nëpër botë nuk është gabim sepse është klub, por të zgjedhësh një vend tjetër Kombëtar është gabim. Po fitova Kupën e Botës me Gjermaninë, por kur nuk ju u desha më larguan pa arsye. Nuk më respektuan vetëm sepse isha nga një vend tjetër me origjinë. Duajeni vendin tuaj në futboll, sepse është me e vlefshme se një kupë bote e një vendi tjetër ku gjithmonë ndihesh i hua”, ka thënë Ozil.