Pa fitues në derbin e Stambollit: Fenerbahce e Besiktas ndajnë pikët

Është mbyllur pa fitues derbi i Stambollit mes Fenerbahce dhe Besiktas.

Besiktas dhe Fenerbahce kanë luajtur baras 1:1 në kuadër të xhiros së 36 në Superligën e Turqisë, shkruan lajmi.net.

Përkundër se vendasit janë më keq në tabelë këtë sezon, ata luftuan dhe morën një pikë në fund.

Fenerbahce shkoi në 0:1 qysh në minutën e 6’ të takimit, me golin e shënuar nga Novak.

Besiktasi barazoi me anë të Ghezzal, nga pika e bardhë e penalltisë.

Para Ghezzal, nga pika e bardhë për Besiktas provoi Batshuayi por nuk qëlloi.

Me këtë barazim, Besiktas shkon në kuotën e 55 pikëve për pozitën e shtatë, kurse Fenerbahce merr pikën e 69 në pozitën e dytë.