Ballina Lajmet Kosovë Pa marrëveshje për presidentin edhe takimi i tretë Kurti-Abdixhiku

Pa marrëveshje për presidentin edhe takimi i tretë Kurti-Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së ka thënë se takimi i tretë për çështjen e presidentit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku ishte në atmosferë konstruktive.

Por, edhe ky takim siç ka thënë edhe Kurti ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje

“Atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet, por do t’ju njoftojmë nëse ka së shpejti”, tha Kurti, raporton teve1.info

Kurti e Abdixhiku kanë zhvilluar takim edhe të hënën, ku nuk pat ndonjë marrëveshje.