Pacolli flet për tragjedinë e familjes pesëanëtarëshe, lutet që Zoti ti shpërblej me Xhenet (Foto)

Në fshatin Sopijë të Suharekës është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën e kaluar,

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me këtë rast ka ngushëlluar familjarët.

“Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.