Padrejtësia ndajë njerëzve është mëkati më i rëndë ndaj Zotit

Hoxhë Vladimir Kera

Në Kur’an Zoti thotë: “(Ai faraoni) I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
(Kur’an: 79: 22-23)

Ndërsa kur kërkon nga Profeti Musa (a.s) të ballafaqohet me faraonin Zoti i thotë:
“Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar (ka bërë padrejtësi dhe zullum).”
(Kur’an: 20: 43)

Pra Zoti nuk i thotë Profetit Musa (a.s) shko tek faraoni se ka mohuar Zotin, siç e sqaron në ajetin Kur’anorë, por i thotë shko se faraoni ka bërë zullum dhe padrejtësi.

Prandaj padrejtësia ndajë njerëzve është mëkati më i rëndë ndaj Zotit.

Siç e thotë edhe ibn Kajimi (r.a): “Haku i robit është më i rëndë se haku i Zotit.”

Nga: Hoxhë Vladimir Kera