Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pako e dyshimtë në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clinton, dyshohet për...

Pako e dyshimtë në shtëpinë e Bill dhe Hillary Clinton, dyshohet për bombë

Një pako e dyshimtë është gjetur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary, në New York.

Mësohet se pakoja u gjet mëngjesin e së mërkurës nga një teknik në postën e çiftit.

Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshmtë e cila dyshohet si bombë.

Sipas autoriteteve paisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në kutinë postare të shtëpisë së filantropit miliarder George Soros.