Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (TMC) që qeveris Sudanin dhe aleanca opozitare Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit (FFC) të dielën kanë nënshkruar një deklaratë kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Dokumenti u nënshkrua në kryeqytetin Khartoum nga zv/kryetari i TMC-së, Mohamed Hamdan Dagalo, dhe anëtari i FFC-së, Ahmed Rabiaa.
Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit, ndërmjetësi nga Unioni Afrikan, Mohamed Elhassan Lebatt, tha se marrëveshja përcakton formimin e institucioneve të Sudanit, duke përfshirë edhe këshillin sovran, i cili do të qeverisë vendin gjatë një periudhe kalimtare trevjeçare.
TMC dhe FFC të premten arritën marrëveshje për ndarje të pushtetit pas bisedimeve të stërzgjatura mes dy palëve.
Sudani është përfshirë nga një situatë e paqëndrueshme që nga 11 prilli i këtij viti, kur udhëheqja ushtarake njoftoi fundin e sundimit 30-vjeçar të ish-presidentit Omar Al-Bashir pas disa muajve protesta popullore.





