Në Izmir të Turqisë është hapur “Panairi i Mirësisë”, i organizuar nga Muftinia e Karşıyakës dhe Fondacioni Diyanet i Turqisë, për të mbledhur fonde në mbështetje të popullit të Gazës.
Në panair u shitën veshje, stoli, dhurata dhe ushqime të përgatitura nga gra vullnetare, ndërsa të gjitha të ardhurat do t’i dërgohen Gazës përmes fondacionit.
Muftiu Hayri Cihangeri tha se situata në Gaza është një çështje humanitare që prek gjithë njerëzimin, duke shprehur shpresën për paqe dhe rindërtim në rajon.






