Ballina Kuzhinë Panine të mbushura me mish të grirë

Panine të mbushura me mish të grirë

Paninet janë një nga recetat më të shpejta që mund të përgatisni. Përveçse ju nxjerrin nga situata shpejt kur jeni të uritur, ato kanë një shije të mrekullueshme çdo herë.

Përbërësit

  • 3-4 panine
  • 450 gr mish i grirë
  • 30 gr qepë e grirë
  • 30 gr spec i grirë
  • 2 karrota të grira
  • 2 thelpinj hudhër e grirë
  • 180 ml salcë domatesh
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Pak sheqer

Përgatitja

  1. Vendosni një tigan mesatar në zjarr të lyer me pak vaj dhe shtoni mishin e grirë, bashkë me qepën, specin, karrotat dhe hudhrën.
  2. Skuqini derisa mishi të marrë ngjyrë të kaftë përreth 10 minuta.
  3. Kulloni të gjithë masën në mënyrë që të largoni lëngjet që kanë lëshuar perimet dhe mishi dhe lëreni të ftohet paksa.
  4. Po aty shtoni salcën pak kripë, sheqer dhe vendosini në një tigan në zjarr të ulët për 30 minuta.
  5. Shtoni sërish pak kripë dhe piper të zi e më pas përziejini të gjithë përbërësit bashkë.
  6. Kur të keni përgatitur salcën merrni një panine ndajeni në gjysme dhe mbusheni me mishin e grirë që sapo përgatitët.
  7. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe perime apo përbërës të tjerë që ju preferoni.