Papa Françesku: Të mos harrojmë viktimat e tërmeteve të tmerrshëm

Tërmetet e dyfishta morën më shumë se 44,300 jetë, duke prekur rreth 13 milionë njerëz në Turqinë jugore dhe në Siri

Papa Françesku, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i shtetit të Vatikanit, u ka kërkuar njerëzve që të mos harrojnë popullin sirian dhe turk, “viktima të tërmeteve të tmerrshëm”.

Duke folur pas lutjeve të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai kërkoi që të mos harrohen viktimat e tërmeteve të tmerrshëm.

Papa përmendi edhe fundosjen e varkës në brigjet e qytetit jugor italian të Crotone, në të cilën më shumë se 50 emigrantë të parregullt humbën jetën mëngjesin e së dielës duke thënë se luten për viktimat e aksidentit dhe për të shpëtuarit.

Në predikimin e tij ai gjithashtu shprehu shpresën e tij që dialogu të mbizotërojë mbi urrejtjen dhe hakmarrjen në vendin e shenjtë duke aluduar në Jerusalemin.

Përveq tjerave në predikimin e tij ai përmendi trazirat në Burkina Faso si dhe situatën në Ukrainë ku lufta hyri për në vitin e dytë. /mesazhi