Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë, shkruan lajmi.net.Sipas IHMK-së, vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.








