Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Edhe të hënën vapë, nga e mërkura më freskët me shi.Temperaturat e minimale do të sillen nga 12C deri në 16C, e ato maksimale nga 35C të hënën, do të zbresin deri në 23C, të enjten.Të hënën do të vazhojë të mbajë mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Të martën do të mbajë mot jo shumë i nxehtë, e në orët e pasdites parashihen edhe të reshura lokale shiu me bubullima.

Nga dita e mërkruë do të mbajë mot më i freskët, me vransira dhe intervale me diell, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. Të premten do të mbajë mot i ngrohtë dhe pjesërisht i vranët.

Vapa afrikane që po mbizotëron mbi rajonin tonë këto ditë, në fillim të kësaj jave do të largohet në lindje, ndërsa nga Europa qëndrore fushta të ulëta barike dhe masa të ftohta ajrore do të fillojnë të depërtojnë në vende, duke sjellur kushte për reshje shiu dhe rënie të temperaturave.Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi-veriperëndimi 4-13m/s.Shtypja atmosferike do të zbres dukshëm nën vlera normale./Mesazhi/