Shumë prej nesh e kemi keqkuptuar mënyrën se si funksionon paraja!?
A ke qenë ndonjëherë në gjendje nevoje dhe, në vend që të angazhoheshe për t’i siguruar paratë, ke pranuar të luash rolin e viktimës?
Pyetje të tilla të kanë munduar:
*Pse nuk kam para?
*Pse nuk po më ndihmon askush?
*Pse po më dënon Zoti?
Dhe më pas, ndoshta, ke filluar të fajësosh të tjerët:
*Familjen,
*Shoqërinë,
*Sistemin,
*Qeverinë,
*Shtetin.
Nëse e ke përjetuar këtë, dije se ke zgjedhur rrugën më të gjatë dhe më të gabuar drejt një zgjidhjeje.
………………………..
🔑 E vërteta është kjo:
Nuk ka mësues më të fuqishëm se mungesa dhe nevojat bazike jetësore. Ato nuk janë mallkim, por sinjale biologjike e psikologjike që të shtyjnë të veprosh.
Në fakt, studimet në neuro-shkencë tregojnë se stresi i moderuar nga mungesa dhe sfidat, ngacmon mekanizmat e trurit që lidhen me kreativitetin, vendimmarrjen, dhe motivimin.
Prandaj, mungesa nuk është fundi i rrugës…, është thirrja për të filluar rrugën tënde të vërtetë.
…………………………
👉 Çfarë duhet të bësh?
*Zgjohu më herët dhe fillo ditën me qëllim.
*Angazhohu maksimalisht në kërkimin e zgjidhjeve.
*Merr përgjegjësinë e plotë për çdo veprim tëndin.
*Mos luaj rolin e viktimës, por të heroit të jetës sate.
*Mos fajëso të tjerët – shiko fillimisht veten.
*Lutu që Zoti të të shtojë forcën për të përballuar sfidat, jo t’i largojë ato.
*Rrite vazhdimisht aftësinë, shkathtësinë dhe dijen.
*Ndihmo të tjerët, sepse dhënia hap rrugë të reja edhe për ty.
……………………………
✨ Mos harro:
Suksesi ndërtohet mbi themele të forta, të cilët përbëhen prej sfidave, mungesës, sakrificave, disiplinës dhe motivimit. Pikërisht këto janë materialet ndërtuese të rrugës drejt arritjeve të mëdha.
Merre jetën tënde në kontroll. Sot…, jo nesër
Vehbi Zeqiri








