Parisi dhe Lyoni përjashtohen nga Kupa e Francës

Skuadra e Olympique Lyon dhe ajo e Parisit janë përjashtuar nga gara e Kupës së Francës.

Federata Franceze e Futbollit ka marrë sot vendimin për dy skuadrat, pas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e luajtur mes tyre.

Vendimet bëjnë të ditur se të dy skuadrat janë përjashtuar nga kompeticioni dhe po ashtu janë gjobitur, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Paris FC do të luajë pesë ndeshjet e radhës larg terrenit të Charlety dhe do të paguajë 10 mijë euro gjobë.

Lyoni paguan 52 mijë euro. Si pasojë e suspendimit të dy skuadrave, Nice kalon tutje.