Parlamenti Evropian voton në favor të standardizimit të portave të karikimit USB-C

Sapo Këshilli të ketë hedhur firmën, direktivat do të hyjë në fuqi 20 ditë pas publikimin në fletoren zyrtare dhe vendet anëtare kanë afat 12 muaj për ta adoptuar.

Parlamenti Evropian votoi masivisht në favor të një ligji Evropian i cili synon standardizimin e karikuesve në USB-C duke i hapur rrugë ligjit që të aplikohet në fund të 2024.

Eurodeputetët votuan me 602 vota në favor të direktivës dhe 13 kundër. Direktivat ende nuk është një ligj sepse ka nevojë për miratimin e fundit nga Këshilli Evropian.

Sapo Këshilli të ketë hedhur firmën, direktivat do të hyjë në fuqi 20 ditë pas publikimin në fletoren zyrtare dhe vendet anëtare kanë afat 12 muaj për ta adoptuar.

Kështu thuajse çdo pajisje elektronike, nga telefonët, tek tabletët dhe kamerat, duhet të pajisen me portë karikimi USB-C.

Një afat i dytë parashikon që ky obligim të aplikohet edhe për laptopët në Pranverën e 2026. Një vëmendje e madhe do të shkojë në drejtim të Apple dhe iPhone dhe sa shpejtë do të adoptojë standardin USB-C tek pajisjet mobile.

Aktualisht Apple përdor kontektorin Lightining megjithatë ka pasur raportime se gjigandi i iPhone mund të kalojë në USB-C nga viti i ardhshëm me iPhone 15.

Kritikat e Apple ndaj kësaj direktive nuk kanë mungur duke thënë se “vret” inovacionin. Të gjithë pajisjet elektronike me fuqi karikimi deri në 100W duhet të përdorin portën USB-C shkruhet në një njoftim për shtyp të Parlamentit Evropian.

Sot në Evropë mesatarisht shkarkohen 11 mijë ton e-mbetje vetëm nga karikuesit e pa përdorur thotë Komisioni Evropian. /CIO Albanian