Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Parlamenti i Ugandës miraton dërgimin e trupave në Gaza

Parlamenti i Ugandës miraton dërgimin e trupave në Gaza

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një mocion që autorizon dërgimin e trupave ugandeze në Rripin e Gazës si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Sipas mocionit të miratuar, vendimi vjen pas një ftese të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrjen e Ugandës në këtë forcë ndërkombëtare.

Dislokimi i trupave synon të mbështesë misionin e stabilizimit në Gaza në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për sigurinë dhe menaxhimin e situatës në territor. /mesazhi