Parlamenti italian miraton rezolutën për mbështetjen e Ukrainës

Parlamenti i Italisë të enjten miratoi një rezolutë me shumicë votash duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën, duke e angazhuar qeverinë të vazhdojë ndihmën në koordinim me NATO-n, Bashkimin Evropian, G7-ën dhe aleatët ndërkombëtarë, raportoi agjencia e lajmeve ANSA, transmeton Anadolu.

Rezoluta parashikon vazhdimin e mbështetjes për Kievin përmes kontributeve “në përputhje me angazhimet e marra dhe që synojnë mbrojtjen e popullsisë civile, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe, në afat më të gjatë, garantimin e sigurisë së përgjithshme të kontinentit evropian”.

Dokumenti gjithashtu bën thirrje për forcimin e ndihmës civile për Ukrainën.

Termi “mbështetje ushtarake” nuk përfshihet në dispozitën që lidhet me angazhimet, por përmendet në pjesën hyrëse të rezolutës.