Parlamenti turk miratoi Buxhetin e vitit 2022

Parlamenti turk miratoi Buxhetin e vitit 2022 pas një seance që zgjati 12 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i parlamentit turk, Mustafa Şentop, tha se Buxheti u miratua me 327 vota pro dhe 197 kundër në parlamentit me 582 ulëse.

Deputetët nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe nga Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) votuan pro miratimit të Buxhetit.

Buxheti parasheh harxhime prej 1,75 trilionë lira turke (rreth 104,9 miliardë dollarë) dhe të ardhura prej 1,472 trilionë lira turke (rreth 88,2 miliardë dollarë).

Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm është paraparë të jetë 278 miliardë lira turke, (rreth 16,66 miliardë dollarë). /aa