Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

ATSH / – Partia Socialiste mbledh sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS pritet të bëhet një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para, teksa të gjithë ministrat do të raportojnë mbi ecurinë e deritanishme si dhe projektet për të ardhmen.

Në mbledhjen e Asamblesë do të diskutohet edhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti, si edhe priten ndryshime të sekretariatit ekzekutiv.

Në Asamble do të flasë edhe Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.