Sipas Xiaomi, HyperOS është një sistem i ri operativ i ri-shkruar plotësisht në arkitekturën e tij bazë dhe përgatitur si bazë për Internetin e Gjërave të dhjetëra miliarda pajisjeve.
Xiaomi prezantoi një sistem të ri operativ quajtur HyperOS. Kompania ka konfirmuar se do të jetë globalisht i disponueshëm me debutimin e serive të ardhshme Xiaomi 14.
HyperOS gradualisht do të zëvendësojë sistemin operativ të vjetër MIUI të Xiaomi i cili ka qenë në përdorim prej 13 vitesh.
Platforma e re është dizajnuar për të mbuluar gamën e gjerë të produkteve që shkon përtej smartfonëve. Kompania thotë se softueri i ri do të integrohet në mbarë ekosistemin e saj që mbulon mbi 200 kategori produktesh nga smart home tek makinat.
Sipas Xiaomi, HyperOS është një sistem i ri operativ i ri-shkruar plotësisht në arkitekturën e tij bazë dhe përgatitur si bazë për Internetin e Gjërave të dhjetëra miliarda pajisjeve.
Zhvillimi i sistemit të ri filloi në 2017-ën ndërsa CEO i Xiaomi Lei Jun u shpreh përmes një postimi në blog se pikënisje kishte qenë formësimi i biznesit IoT që nisi në 2014-ën.








