Pas më shumë se dy vitesh luftë në Rripin e Gazës, besimtarët e krishterë festuan Krishtlindjet duke mbajtur meshë dhe lutje në Kishën Latine në qytetin e Gazës, sipas kalendarit perëndimor.
Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, u zbukurua pema e Krishtlindjes dhe u zhvilluan ritualet fetare, në një atmosferë shprese dhe lutjesh për paqe dhe siguri në Palestinë.
Fëmijët u panë të gëzuar, të veshur me rroba festive, ndërsa u shpërndanë ëmbëlsira dhe u kënduan këngë e himne të Krishtlindjes, duke sjellë një ndjenjë gëzimi mes vështirësive të vazhdueshme. /mesazhi






