Ballina Kuriozitete Pas një shekulli zbulohet specie e re pinguini

Pas një shekulli zbulohet specie e re pinguini

Zbulohet një specie e re pinguinësh, e para që përshkruhet pas një shekulli.

Është zbuluar në ishujt Kerguelen një ndër vendet më të izoluara të planetit, rreth 3000 km kontinentit më të afërt.

Në një studim të publikuar në Communication Biology, shpjegohen të gjitha detajet e këtij lloji të ri.

U zbuluan rastësisht pas një analize gjenetike, çka tregon se e ndan dhe nga specia më e përafërt.

Gjithashtu në studim theksohet se mund të jetë në rrezik zhdukjeje si pasojë e ngrohjes globale, sikurse rrezikojnë edhe shumë të tjera të familjes së pinguinëve.

Sipas parashikimeve brenda vitit 2050 habitati i tyre mendohet se do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme.

Këta ishuj janë me origjinë vullkanike, dhe përbëhen nga një ishull kryesor me sipërfaqe rreth 6700 km2 dhe nga rreth 300 të tjerë të vegjël.

Kanë një klimë shumë të ashpër dhe nuk ekziston popullsi natyrale në to.

Të vetmit banorë janë disa dhjetëra ushtarë dhe shkencetarë të cilët dërgohen nga qeveria franceze në misione të ndryshme.