Ballina Kuriozitete Zbulohet një planet i ri

Zbulohet një planet i ri

Zbulohet planeti më i ri i dokumentuar, ka më pak se një milion vjet që ekziston.

Quhet Elias 2-24B dhe është ende në rrotullimin në diskun e tij me gazra e pluhura kozmike, i ngjashëm me Jupiterin, përreth një ylli që ndodhet rreth 450 vite dritë larg Tokës.

Identikiti i tij është publikuar në revistën “The Astrophysical Journal Letters”.

Sipas studimit, modelet tona për fomimin e planeteve kishin etiketuar dhe ishin në fuqi deri më sot 4 planetë me një moshë të stimuar rreth 5 mln vjet.

Ndërkohë që nga të dhënat e marra nga 5 yje pranë që mbaheshin në monitorim u vërejt se ishin të rethuar nga disqe pluhurash, gazrash e fragmente shkëmbore e akulli, dhe prania e tyre sikurse edhe relievëve, është tregues që aty po formohen planete.

Dhe nga vrotjimet e mëtejshmë rezultoi dhe u zbulua planeti i fundit Elios 2-24B, me teleskop specifikë të NASA-s.

Studimi konsiderohet edhe si një makinë kohe, pasi mund të vrojtohet në kohë reale formimi dhe përkon me atë sesi dukej Toka dhe sistemi ynë diellor gjatë procesit të formimit rreth 4.5 mld vite më parë.