Ballina Auto Pas prezantimit të iOS 27, macOS 27 Golden Gate, iPadOS 27 dhe...

Pas prezantimit të iOS 27, macOS 27 Golden Gate, iPadOS 27 dhe watchOS 27 në konferencën WWDC 2026, Apple publikoi zyrtarisht listën e pajisjeve që do t’i mbështesin sistemet e reja operative. Lajmi i mirë është se asnjë model i mbështetur nga versionet aktuale nuk është hequr nga lista, megjithëse funksionet më të avancuara të inteligjencës artificiale do të jenë të rezervuara për pajisjet më të reja. iPhone (iOS 27) iOS 27 do të jetë i disponueshëm për të gjithë telefonat që mbështesin iOS 26, përfshirë: iPhone SE (gjenerata e dytë dhe më të rinjtë) Serinë iPhone 11 (iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max) Të gjitha modelet e serive iPhone 12, 13, 14, 15, 16 dhe 17. iPad (iPadOS 27) Përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm për: iPad mini (gjenerata e 6-të dhe më të rinjtë) iPad standard (gjenerata e 9-të dhe më të rinjtë) iPad Air (gjenerata e 4-të dhe më të rinjtë) iPad Pro 11-inç (gjenerata e 2-të dhe më të rinjtë) iPad Pro 12.9-inç (gjenerata e 4-të dhe më të rinjtë) Të gjithë modelet iPad Pro me çip M4 ose më të ri. Mac (macOS 27 Golden Gate) Nga ky vit, macOS 27 Golden Gate mbështet vetëm kompjuterët Mac me çipa Apple Silicon (seria M). Pajisjet e përputhshme janë: MacBook Air (2020 e më të rinj) MacBook Pro (2020 e më të rinj) Mac mini (2020 e më të rinj) iMac (2021 e më të rinj) Mac Studio (2022 e më të rinj) Mac Pro me Apple Silicon MacBook Neo i ri. Apple Watch (watchOS 27) Sistemi i ri watchOS 27 do të mbështetet nga: Apple Watch SE 3 Apple Watch Series 9 dhe modelet më të reja Apple Watch Ultra 2 dhe Ultra 3. Apple ka paralajmëruar se funksionet e reja të Apple Intelligence dhe Siri AI do të kërkojnë pajisje më të fuqishme, ndaj jo të gjitha veçoritë do të jenë të disponueshme në çdo model të mbështetur.

Një nga ikonat më të mëdha të automobilizmit evropian është rikthyer. Modeli i ri Ford Escort Mk1 RS është prezantuar zyrtarisht në Londër, duke shënuar rikthimin e emrit legjendar Escort RS pas më shumë se pesë dekadash. Automjeti është zhvilluar nga kompania britanike Boreham Motorworks me licencë zyrtare të Fordit.

Ndryshe nga restaurimet klasike (restomod), Escort RS i ri është ndërtuar tërësisht nga komponentë të rinj dhe konsiderohet një model vazhdimësie (continuation car). Vetëm 150 njësi do të prodhohen dhe secila do të pajiset me numër shasie zyrtar të Fordit.

Dizajni ruan linjat karakteristike të Escort RS1600 origjinal, por me elemente moderne si dritat LED, përmirësime aerodinamike dhe komponentë të rinj të karrocerisë.

Blerësit do të kenë në dispozicion dy motorë. Versioni bazë përdor një motor 1.8-litërsh me rreth 185 kuaj/fuqi, ndërsa varianti më i fuqishëm është i pajisur me një motor 2.1-litërsh që zhvillon 296 kuaj fuqi dhe arrin deri në 10.000 rrotullime në minutë. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një kambie manuale, duke ruajtur karakterin tradicional sportiv të modelit.

Inxhinierët kanë vendosur të mos përdorin sisteme moderne si servo drejtimi, ABS apo kontrollin e tërheqjes, me qëllim që makina të ofrojë një përvojë sa më autentike dhe të pastër të drejtimit.

Pavarësisht pamjes klasike, kabina përfshin pajisje moderne si klimatizim, sistem infotainment, materiale premium dhe kafaz sigurie të integruar.

Çmimi fillestar i Escort RS të ri është rreth 341 mijë euro, ndërsa prodhimi do të kufizohet në vetëm 150 ekzemplarë për koleksionistët dhe adhuruesit e modeleve klasike Ford.