Ballina Lajmet Kosovë Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi...

Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Pas reagimeve të shumta për të dhëna dhe përmbajtje të pasaktë janë larguar nga sheshi i Prishtinës tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashi.

Largimi i këtyre tabelave u bë një ditë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës

Rama ka publikuar pamje në Facebook nga aksioni i sotëm i ekipeve të kryeqytetit për largimin e këtyre tabelave.