Pas takimit me ekipin negociator, Mogherini kërkon heqjen e taksës

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog. Mogherini e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian rreth taksës së vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia, përcjell lajmi.net. “Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka deklaruar Mogherini. Ndërsa pas këtij takimi, bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti deklaruan se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën.