Pas tre vitesh orët inteligjente të Apple do të përditësohen me një teknologji të fundit

System-on-Chip ose shkurtimisht SoC është një çip i cili përmban procesori, grafikat, memorien RAM dhe konektivitetin I/O në një pllakë të vetme silikoni.

Apple Watch ka përdorur të njëjtin procesor S6 që prej 2020-ës me Series 6 por siç duke koha i ka ardhur tashmë.

Mark Gurman i Bloomberg tha për ndjekësit e tij në Discord se Apple Watch Series 9 do të ketë një procesorë të ri. Ai beson se procesori në S9 (system-on-chip) do të bazohet në çipin A15 që debutoi me familjen iPhone 13.

Apple ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme çipin SoC të orëve inteligjente që prej Series 6 por ndryshimet thjeshtë kanë shtuar funksionalitete ndërsa procesori ka ngelur i njëjti.

System-on-Chip ose shkurtimisht SoC është një çip i cili përmban procesori, grafikat, memorien RAM dhe konektivitetin I/O në një pllakë të vetme silikoni.

Çipi S8 në Series 8, Ultra dhe gjeneratën aktuale SE përmban një akselerometër dhe xhiroskop të ri por përtej tyre është identik me S6.

Edhe pse detajet e shumta mbeten një mister, priten disa përmirësime të ndjeshme. S8 është i ndërtuar mbi arkitekturën tashmë të “vjetër” 7-nanometër ndërsa S9 do të ndërtohet ose me 4 ose me 5-nanometër.

Një gjë e tillë do të rriste ndjeshme performancën por edhe jetëgjatësinë e baterisë. Apple Watch Series 9 pritet të vinë së bashku me gjeneratën e re të iPhone në Shtator.