Pas ushtarakëve, kjo është kategoria tjetër që Amerika do vaksinojë me detyrim

Anthony Fauci ka sugjeruar që për mësuesit vaksinimi në SHBA të bëhet i detyrueshëm. Sipas Faucit, vetëm duke qenë mësuesit totalisht të mbrojtur mund të ruajnë edhe shëndetin e fëmijëve të vegjël të cilët nuk mund të vaksinohen ndaj Covid.

Pas këtij sugjerimi, Kalifornia bëhet shteti i parë që kërkon zyrtarisht vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë mësuesit.

“Për t’u dhënë prindërve besimin se fëmijët e tyre janë të sigurt në rikthimin normal në shkolla, ne po i bëjmë thirrje të gjithë stafit të shkollës të vaksinohen. Vaksinimet janë mënyra e vetme për t`i dhënë fund kësaj pandemie”, tha Guvernatori Neësom. “Si baba, mezi pres fillimin e vitit shkollor dhe të shoh të gjithë fëmijët e Kalifornisë përsëri nëpër klasa”, shtoi ai.

Rregulli i ri për personelin e shkollës do të hyjë në fuqi më 12 gusht 2021, dhe shkollat ??duhet të hapen deri më 15 tetor 2021.

Përfaqësues të Shëndetit Publik në Kaliforni mbështesin këtë politikë duke u shprehur se kjo është mënyra e vetme e sigurt për t`i rikthyer fëmijët në shkolla dhe se mësimin në klasa nuk e zëvendëson asnjë formë tjetër.

Vaksina e Covid do jetë e detyrueshme për çdo ushtar amerikan

Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara e bënë vaksinimin të detyrueshëm edhe për ushtarakët. /tiranapost