Pasi i vuri punët në vijë, Haradinaj tregon se si do të votonte për Jerusalemin

Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

“Kam vendosur që është koha që të njohim zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, kishte thënë Trump.

Dhe tani Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA’në.

“Ashtu si ka votu Presidenti Trump”, tha Haradinaj, i pyetur se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën’, tha Haradinaj për televizionin publik.