Pasojat më të rënda të luftës në Mosul po i bartin fëmijët

Mijëra fëmijë irakianë janë ndarë nga prindërit e tyre gjatë betejës nëntë mujore për Mosulin. Shumë fëmijë enden të vetmuar mes frikës midis rrënojave, ndërsa shumë të tjerë i janë bashkuar eksodit të refugjatëve.

Në disa raste prindërit e tyre janë vrarë, apo familjet janë ndarë pasi ata ikën nga sulmet ajrore dhe pushtimi i ISIS-it.  Shumë prej tyre janë traumatizuar nga tmerret që ata kanë përjetuar.

“Këta fëmijë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm”, tha Mariyampillai Mariyaselvam, një specialist i mbrojtjes së fëmijëve nga UNICEF (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë). “Shumica kanë kaluar nëpër histori shumë të dhimbshme”.

Mbrojtja e fëmijëve dhe ribashkimi i tyre me familjet e tyre është një detyrë urgjente për organizatat humanitare, thonë zyrtarët e lartë të UNICEF. /MESAZHI/