Pastrojeni shtëpinë pa përdorur kimikate të dëmshme

Mendojmë se janë të sigurta, por në fakt shumë produkte për pastrimin e shtëpisë përmbajnë substanca kimike toksike që ndotin ajrin brenda dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Për ta bërë shtëpinë më të sigurt, është e rëndësishme të kufizoni sa më shumë përdorimin e produkteve që përmbajnë substanca të dëmshme.

Bright Side ka zbuluar disa truke fantastike për pastrimin e shtëpisë me përbërës natyralë. Ato nuk janë vetëm më të sigurt, por janë edhe më ekonomike.

Hiqni njollat e ndryshkut në tualet

Mund të hiqni shumë lehtë njollat e ndryshkut nga pllakat duke përdorur një solucion të përgatitur me uthull molle dhe sodë buke.

E hidhni atë në dysheme, lëreni për pak minuta, më pas e fërkoni me një furçe dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Hiqni njollat e papastërtisë dhe gëlqeres në xhama

Mënyra më e mirë për të pastruar xhamat është të përdorni një solucion të thjeshtë, të përgatitur në shtëpi me amoniak dhe ujë (në raportin 1/10).

Pasi ta pastroni, sigurohuni që ta thani mirë xhamin, mirë do të ishte me një copë prej mikrofibre, që të shmangni vijat.

Një tjetër mënyra për pastrimin e dritareve është të përdorni patate. Priteni at në gjysmë dhe fërkoni me të dritaret. Më pas hiqni lëngun me një copë të pastër.

Bëjeni dyshemenë të shkëlqejë

Rikthejini parketit shkëlqimin e mëparshëm duke përdorur një solucion me uthull molle dhe ujë. Mjafton të tretni ¼ kupë uthull molle në një litër ujë dhe pastruesi i dyshemesë është gati.

Nëse dyshemeja është prej pllake, përdorni ujë të valuar për ta larë.

Pastroni derën e dushit dhe pllakat

Një mënyrë e mirë për të hequr njollat e mykut nga pllakat dhe derën prej xhami të dushit është të përdorni sodë buke ose limon. Me në të një furçe dhëmbësh fërkoni mirë pjesët ku është bërë më shumë myk.

Bëjeni sobën të duket si e re

Përzieni ½ kupë ujë me 1 kupë sodë buke. E shpërndani pastën në gjithë sobën dhe lëreni për 15 minuta. Më pas e lani të gjithë sipërfaqen me një sfungjer dhe e thani mirë xhamin me një copë të pastër.

Mbushni një shishe spraji me uthull të bardhë të distiluar, e spërkasni në të gjitha pjesët e ndotura, lëreni për 15 minuta më pas e thani me një copë të thatë, të pastër.

 Rikthejini shkëlqimin pasqyrës

Për t’ju rikthyer shkëlqimin pasqyrave, solucioneve që përdorni zakonisht për pastrimin e tyre u shtoni 2 lugë gjelle alkool. Më pas i pastroni pasqyrat si zakonisht./Mesazhi/