Ish mbrojtësi i Manchester United-it dhe Juventusit, Patrice Evra, është bërë protagonist i një skene të pazakontë, mbrëmjen e sotme në ndeshjen mes Guimaresit dhe Marsejës, e vlefshme për grupet e Europa League-s.
Mbrojtësi francez u bë protagonist i një përplasjeje mes fansave, që degjeneroi me Evranë, që qëlloi me shkelm njërin prej tyre, si një karateist i vërtetë.
Evra fillimisht ra pre e sulmit të tifozëve dhe sapo ata u afruan pranë rrethimit të fushës, të gjithë futbollistët e Marsejës u afruan duke u përballur me fansat e tyre.
Për këtë veprim, që gjithsesi ndodhi jashtë fushës së lojës, Evra u ndëshkua edhe me karton të kuq.
https://www.youtube.com/watch?v=tJZyQ7BW5xk