Pavarësia e Katalunisë dërgon Shqipërinë në Kampionatin Botëror?

FIFA mund të ketë fuqinë për të pezulluar Spanjën, fituesit e Botërorit të vitit 2010, nga kompeticioni ndërkombëtar, kur mbetet më pak se një vit nga fillimi i turneut në Rusi, ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Sun”.

Në rast të këtij vendimi, Shqipëria do të ngjitej një vend më sipër në renditjen e Grupit G (ku aktualisht ndodhet Italia). E përkthyer: Spanja jashtë Botërorit dhe Shqipëria luan shanset për në “Rusi 2018” me fazën “play-off”.

TENSION NË KATALUNJË – Tensioni rreth referendumit për pavarësi në Katalonjë mund të pasqyrohet në fushën e lojës në shtetin iberik, pas paralajmërimeve se një nga klubet kryesore të kampionatit spanjoll, Barcelona, mund të përjashtohet nga liga në rast se zbatohet vendimi dhe kjo vetëm: Girona dhe Espanjol do përballeshin gjithashtu me përjashtimin nga futbolli spanjoll.

asasa

Katalunja është njohur për mentalitetin separatist, çka e ka shfaqur edhe në stadiumin “Camp Nou” shpeshherë gjatë ndeshjeve të kampionatit, por klubi gjithmonë është përpjekur të mos e mbështesë haptas pavarësinë.

HESHT FIFA – Ndërkaq, FIFA nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Barcelonës dhe klubeve e tjera të Katalunjës pas votimit, qëndrim të cilin Spanja e cilëson do e cilësonte antikushtetues: “Duke ndjekur rregullin e përgjithshëm të FIFA-s, nuk do të ketë komente apo hamendësime për rrjedhën e ngjarjeve”, u shpreh një zëdhënës i FIFA-s për “Reuters”.

Fifa Logo

LA LIGA – Përjashtimi i Barçës, megjithatë, do të ishte një vendim i ndërlikuar për t’u marrë nga FIFA. Nëse La Liga nuk do e lejojë pjesëmarrjen e Barcelonës si pasojë e pavarësisë së Katalunjës, një lëvizje të cilën Havier Tebas e ka cilësuar si masë të nevojshme që duhet të marrë shteti spanjoll në përmbajtje të ligjit, FIFA do duhet të vendosë nëse do lejojë që futbolli të shkelë rregulloren.

Santander La Liga - FC Barcelona vs Eibar

SHANSE PËR SHQIPËRINË – Efekti domino nuk do të prekte vetëm Katalunjën dhe Spanjën: përjashtimi nga Botërori i përfaqësueses së drejtuar nga Lopetegui do të lironte një vend në Grupin G, ku do të renditej automatikisht Shqipëria. Aktualisht, kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë, me 13 pikë, katër më shumë se Izraeli.

ramos shqiperi spanje

Dy ndeshjet e radhës Shqipëria do t’i luajë kundër Spanjës dhe Italisë dhe motivimi pas këtij lajmi duhet të jetë maksimal, të paktën për të siguruar vendin e tretë në grup, që nëse do të skualifikohej Spanja do të na çonte automatikisht në fazën “play off”. Në mënyrë direkte, do të kualifikohej Italia.