Pavarësisht masakrës tronditëse të kryer sot në Khan Younis, pranë një pike ndihmash të drejtuar nga Gaza Humanitarian Foundation, palestinezët vazhdojnë të grumbullohen aty, të vendosur për të marrë ndihma.
Kjo tregon dëshpërimin e thellë me të cilin përballen. Kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë për të siguruar ushqim dhe për të ushqyer familjet e tyre. Ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër.
Të plagosurit që ishin afruar në pikën e ndihmës po përballen me mungesë të theksuar të materialeve mjekësore, çka sipas mjekëve në Spitalin Nasser pritet të çojë në rritjen e numrit të viktimave. /mesazhi








