Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti ka bërë me dije qëndrimet e partisë së tij lidhur me ofertën që Kadri Veseli u ka dhënë deputetëve të sapozgjedur, duke thënë se kjo mundësi vlenë vetëm deri të mërkurën.
Hoti ka thënë se partia e tij nuk ka kushte të tjera, përvec se të mos bllokohen institucionet e vendit, dhe se sipas tij e vetmja rrugë për këtë është votimi i Ramush Haradinajt si kryeministër.
Kadri Veseli para dy dite bëri një ofertë “bujare” duke hequr dorë nga posti i dëshiruar i kryeparlamentarit, vetëm që të votohet qeveria Haradinaj.
Qarqet brenda PDK-së e kanë “glorifikuar” taktikën e Veselit, por në anën tjetër kanë thënë se kjo është sakrifica e fundit që e bën partia. /MESAZHI/








