Pas disa muajsh që ishin njoftuar, propozimet e para të qytetarëve evropianë mbërritën në Parlamentin Evropian, propozime që tashmë do të jenë në fokusin e ligjvënësve.
Të paktën 90 rekomandime, të dala nga Konferenca për të Ardhmen e Evropës do të ndahen në panele, kushtuar demokracisë, shtetit të së drejtës, ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe shëndetit u prezantuan në seancën plenare kushtuar kësaj konference, ku morën pjesë një audiencë me qytetarë, eurodeputetë, deputetë të parlamenteve të shteteve anëtare, përfaqësues të qeverive dhe të Komisionit Evropian, të mbledhur në një takim të pandodhur më parë në historinë e institucioneve evropiane.
Ndër ndryshimet praktike të propozuara ishte ai për një menaxhim më të koordinuar shëndetësor, një propozim që gjeti përkrahjen e nënkryetarit të Komisionit të BE-së, Marosh Sefçoviç i cili nënvizoi se “për shembull, prokurimet gjigante publike për vaksinat kundër Covid-19 dhe ajo aktuale për barnat monoklonale janë shembuj se si mund të veprohet kur jemi bashkë”.
Nga qytetarët vijnë edhe rekomandime më radikale si ai i ndryshimit të emrit të institucioneve evropiane, për shembull duke zëvendësuar Këshillin e BE-së me një Senat Evropian si dhe kapërcimin e parimit të unanimitetit për rezolutat e këtij këshilli.
Ndryshime që do të nënkuptonin vështirësi në rishikimin e traktateve evropiane mbi të cilat, megjithatë, hap për Komisionin një spirale të papritur.
”Nuk kemi thënë kurrë se rishikimi i traktateve është i pamundur”, sqaron eurokomisionerja për Transparencën e BE-së, Vera Jourova, e pranishme në konferencë.
”Nëse konkluzionet e konferencës do ta kërkojnë, atëherë ne do të duhet të gjejmë përgjigjet e duhura”, theksoi ajo.
Megjithatë e djathta evropiane kritikoi kriteret e përzgjedhjes së qytetarët që përbëjnë panelet, të cilët konsiderohen shumë pro evropianë.
”Unë besoj se demokracia e vërtetë e përfaqësimit qëndron në demokracitë kombëtare”, deklaroi eurodeputeti i ”Fratelli d’Italia”, Carlo Fidanza.
E prerë ishte kundërpërgjigjja nga eurodeputeti Brando Benifei, i cili theksoi se “të njëjtat forca që kërkojnë që qytetarët të dëgjohen, tani kanë frika nga ambiciet e shprehura në rekomandimet e tyre”.
Dokumenti përfundimtar që do të prezantohet brenda datës 9 maj përpara Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të BE-së.
Më pas, do t’u takojë institucioneve të BE-së për të dëshmuar se propozimet e qytetarëve për të ardhmen e unionit nuk ishin të kota. /atsh








