Pedi shuan kureshtjen e madhe

Gazetari i njohur i sportit, Fabrizio Romano, ka bërë një njoftim për të ardhmen e Pedrit, tek Barcelona.

Ai ka thënë se Pedri, ka konfirmuar qëndrimin e tij te klubi katalunas, dhe se do të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Kontrata e spanjollit 21-vjeçar, është duke u përgatitur dhe pritet të diskutohet në muajt e ardhshëm.

“Jam shumë i qetë sepse e di që Barcelona do të respektojë atë që më thanë dhe diskutoi për kontratën. Barça ka qenë gjithmonë klubi i ëndrrave të mia”, ka thënë ai. /