Pensionohet Samir Ujkani

Porteri i Kosovës, Samir Ujkani është përshëndetur nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare. Ujkani vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës si profesionist, të cilën e nisi në vitin 2007. Gjatë karrierës së tij, Ujkani ka luajtur për skuadrat si Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Rizespor, Torino dhe Empoli. Pjesë e Empolit, Ujkani ishte edicionin e fundit.

Me fanellën e Kosovës, Ujkani ka regjistruar 35 paraqitje. Ai iu bashkua Kosovës menjëherë pas anëtarësimit të FIFA dhe UEFA. Ndërkohë, më herët, Ujkani ka qenë pjesë e Shqipërisë për të cilën ka pasur 20 paraqitje.

“Ashtu sikur për gjithçka tjetër në jetë, ka ardhur koha që të them lamtumirë. Nuk jam as i mërzitur e as i trishtuar, në fakt ndihem shumë i qetë dhe shikoj me krenari të jashtëzakonshme rrugëtimin tim futbollistik dhe karrierën time, duke qenë i vetëdijshëm se kam qenë me shumë fat që kam përjetuar një eksperiencë unike dhe të mrekullueshme”, ka shkruar Ujkani në Instagram. “Ky rrugëtim më ka dhënë mundësinë të njoh shumë njerëz, pothuajse në çdo qytet ku kam jetuar dhe kujtime të pashlyeshme për çdo fanellë që e kam bartur me krenari dhe që do të jenë pjesë e rëndësishme e jetës sime”. Ai gjithashtu, ka falënderuar të gjitha skuadrat që ka luajtur gjatë karrierës, duke mos lënë anash as Kosovën e Shqipërinë. “Faleminderit për të gjithë tifozët, që janë bukuria, kuptimi dhe japin shpirt këtij sporti të mrekullueshëm”.

Për fund, ai ka shkruar se çdo fund e ka një fillim të ri, duke shtuar se së shpejti do ta bëjë të ditur.