Për ata qe besojnë, se dashuria fillon me martesë e nuk mbaron me të!

Ju nuk e ndjeni fanellën në trupin tuaj, vetëm në momentin kur e vishni dhe në momentin kur e hiqni …

Në momentet tjera kur fanella ju prek lëkurën tuaj, ju mbështjell gjoksin, shpinën dhe krahët tuaj, ju prap nuk e ndjeni atë dhe prezencën e saj.
Kështu ndodh shpesh me bashkëshortët, kur të dy nuk e ndjejnë njeri-tjetrin vetëm në dy raste, në fillim të martesës, gjatë periudhës së njohjes, fejesës dhe muajëve të mjaltit.. Si dhe në rastin kur ndodh mosmarrëveshja midis tyre dhe martesa lëkundet drejt humnerës së divorcit.. Në këtë moment fillojnë t’i kthejnë ndjenjat për njëri-tjetrin nga frika e ndarjes.
Cili është sekreti?!
Sekreti është në sistemin nervor ..
Nervat tona janë bërë në atë mënyrë të veçantë, qe të ndijejnë momentet tranzicionit dhe nuk ndjejnë shumë momentet e rutinës së vazhduar.
Kur papritmas hapni dritaren, dëgjoni zhurmën e rrugës dhe ju mbushen veshët.
Dalëngadalë zhurma vije duke rënë sepse ndjenjat tuaja fillojnë të adaptohen me të.
Apo kur levizni më ashensorë e ndjeni momentin e lëvizjes së fillimit dhe momentin e ndaljes, e sa për minutat e gjatë mes dy momenteve, nuk i ndjeni fare sepse lëvizja është e vazhdueshme ..
Kur shikon diellin për herë të parë, sytë e tuaj lotojnë dhe errësohen, por kur mësohesh me të, fillonë adaptimi i tyre.
Njëjtë është puna, kur jetoni me shëndet të vazhdueshëm, nuk e ndjeni atë.
Shendetin e mbani mend vetëm kur sëmureni.
Apo kur shkoni në burg, ju humbni peshën në muajt e parë, sepse ndjeni ndryshimin midis ajrit të lirisë dhe ajrit të çelisë …
Pas një kohe mësoheni me çelinë dhe ju humbni ndjenjën e ngushtësisë së saj, rrjedhimisht ju vije edhe oreksi për ngrënje dhe sigurisht shtoni edhe peshë.
Gjithmonë gjërat e njëjta dhe rutinore janë vrasëse të ndjenjave, sepse nervat tona nuk janë të afta të ndjejnë stimujt e vazhdueshëm.
Ne jemi bërë nga vdekshmëria dhe ne i vrejmë gjërat vetëm në momentin e asgjësimit të tyre…
Ne e ndjejmë pasurinë tonë kur na ikën nga dora…
Ne e ndjejmë shëndetin tonë kur e humbasim atë..
Edhe dashurinë e ndjejmë kur e humbasim atë ..
E nëse ndonjë gjë mbetet në duart tona, ne gradualisht e humbim ndjenjën për të.
* * *
Si të mbahen bashkëshortët dhe si të jetë dashuria pa fund?!
Ka vetëm një mënyrë, të ndryshoni, të shndërroheni çdo ditë në një grua dhe burrë të ri.
Të mos hargjohen kurr në tërësi me njëri-tjetrin. Të shpëtoj nga dora e tij(asaj) në momentin kur ai(ajo)mendon se e ka fituar atë dhe të fle si një zog në prehër në momentin kur mendon se ai (ajo) e ka humbur atë…
Të rrethohen gjithnjë me një atmosferë ndryshimi, qoftë edhe në dekorin e shtëpis, llojeve të ushqimit e prezantimit të tij si dhe ngjyrat e rrobave dhe pasionëve të tyre.
Gruaja duhet të jetë elegante, qe mbanë zemrën e burrit të saj gjithnjë të re për të.
Sikurse burri qe duhet të jetë një artist, për të mbajtur dashurinë e gruas së tij të përtërirë.
Ata duhet të jenë të ri në rrobat e tyre, në muhabetet e tyre dhe në dashurinë e tyre.
Të ndryshojnë shakatë sa ma shpeshë, mënyrën se si kalojnë pushimet e fundjavës dhe të kenë surpriza të papritura për të befasuar njëri-tjetrin çdo moment…
* * *
Ekzistojnë britma të tjera qe sot janë shumë joshëse dhe mashtruëse, e ne atyre u themi:
– Dashuria bashkëshortore është i vetmi takim i pranueshëm mes burrit dhe gruas, e përveç kësaj çdo gjë është gjynah. Marrëdhëniet e shendosha janë mbështetje e shtëpisë së ndershme dhe edukim moral për çfarë dhuron Allahu prej fëmijëve. Martesa me motivet e dëlirësisë është adhurim (ibadet) prej adhurimeve më të pastra, pra duhet të krijohen kushte lehtësuese dhe të largohet çdo pengesë përpara saj.
-Shumica e laikëve thonë se njeriu është pronar i trupit dhe është prej të drejtës së tij të bëj me të çfarë të dojë, por ne kujtojmë se Allahu është Pronari i Parë i Vërtetë i këtij trupi, sepse Ai është Krijuesi i tij, Kujdestari i kësaj çështje, Burimi i legjislacionit, i cili i bën dobi, e lartëson dhe e pastron, e nuk pranojmë absolutisht asnjë debat në këtë të drejtë.

Nga Albana Avdulli