Përballja interesante në Angli dhe në Spanjë këtë fundjavë

Futbolli evropian vijon edhe këtë vikend me ndeshje interesante në top 5 ligat më të forta.Sot do të zbresin në fushë shumë ekipe të mëdha, anipse nuk mund të veçohet ndonjë “përballje titanësh”.

Në Premier League shquhen ndeshjet: Leicester City – Manchester City (13:30), Bournemouth – Tottenham (16:00), Brighton – Chelsea (16:00) dhe Liverpool – Leeds (20:45).

Sfidë për të mos u humbur ofron edhe kampionati spanjoll, me çiftin Barcelona – Valencia, që fillon prej orës 21:00.

Në Itali do të luhen tri ndeshje: Napoli – Sassuolo (15:00), Lecce – Juventus (18:00) dhe Inter – Sampdoria (20:45).Bundesliga do ta ofrojë përballjen e Bayern Munich me Mainz në orën 15:30, teksa tri orë më vonë Dortmundi luan si mysafir i Eintracht Frankfurtit.