Modeli elektrik i markës amerikane Lucid Motors po mbërrin zyrtarisht në Evropë.
Air Sapphire arrin një shpejtësi maksimale prej 330 km/h dhe do bëjë debutimin e tij në Gjermani.
Sipas njoftimeve edhe çmimi është ekskluziv: 250.000 euro dhe vetura mund të porositet online ose në Studio Lucid në Dusseldorf.
Sistemi i fuqisë i përbërë nga tre motorë elektrikë.

Rezultati? Nga 0 në 100 km/h në vetëm 2 sekonda, edhe më shpejt se Tesla Model S Plaid.
Ka katër mënyra drejtimi: Smooth, Swift, Sapphire dhe Track, me këtë të fundit të ndarë në tre nën-modalitete – Dragstrip, Hot Lap dhe Endurance – për t’u përshtatur me çdo lloj piste.
Dërgesat e para priten në tremujorin e tretë të këtij viti.








