Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përçarje në G7 mbi reagimin ndaj përshkallëzimit Izrael-Iran

Përçarje në G7 mbi reagimin ndaj përshkallëzimit Izrael-Iran

Nga Banff, Kanada, ku po zhvillohet samiti i vendeve të Grupit të Shtatëshes (G7), raportohet se po dalin në pah ndarje të dukshme mes liderëve sa i përket qëndrimit ndaj përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

James Bays, redaktor diplomatik i Al Jazeera, raportoi se “ka dallime reale mes liderëve” dhe se është bërë e ditur se Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk dëshiron të nënshkruajë një deklaratë për de-përshkallëzim.

Në diskutimet e G7-ës janë përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe i Kombeve të Bashkuara, por qëndrimet mbeten të ndryshme.

“Vendet evropiane kërkojnë diplomaci dhe de-përshkallëzim, por gjithmonë theksojnë se Izraeli ka të drejtën të mbrohet,” tha Bays. “Në krahun tjetër është Japonia, e vetmja anëtare jo-perëndimore e G7-ës, e cila dënoi fuqishëm sulmin e Izraelit që në momentin që ndodhi, të premten.”

Ndërkohë, sipas raportimeve, Irani nuk është i gatshëm të negociojë “nën zjarr”, çka e bën edhe më të vështirë arritjen e një deklarate të përbashkët nga G7.

Kjo përçarje mund të dobësojë përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar krizën dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak në Lindjen e Mesme. /mesazhi