Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të ruajnë vendndodhjen e tyre në smartfon në vend të cloud

Një prej ndryshimeve më të prekshme është opsioni për të ruajtur të kohështrirjen në telefon dhe jo në cloud.

Google përditësoi kontrollet e vendndodhjes në aplikacionin Maps për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi çfarë të dhënash ruhen dhe kur ruhen.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është opsioni për të ruajtur të kohështrirjen në telefon dhe jo në cloud.

Nëse nuk keni dëgjuar për kohështrirjen(Timeline), është një regjistër i enkriptuar i të gjitha vendeve dhe hapësirave që keni vizituar. Për të aktivizuar kohështrirjen duhet të keni të ndezur Location History, që automatikisht vjen i çaktivizuar.

Si pjesë e përditësimeve të Google Maps, Location History fshihet në mënyrë automatike pas tre muajsh ndërsa më përpara ky afat ka qenë 18 muaj.

Megjithatë ju mund të fshini manualisht çdo të dhënë kurdo që të dëshironi e madje të çaktivizoni historikun e vendndodhjes plotësisht.

Gjithashtu përdoruesit e Maps tashmë mund të klikojnë mbi pikën blu në hartë që përfaqëson vendndodhjen për të parë konfigurimet e historikut të vendndodhjes dhe kohështrirjes.

Së fundi përdoruesit mund të fshijnë të dhënat rreth një vendndodhjes specifike ku ka qenë. Funksionalitetet e reja do lançohen gradualisht në Android dhe iOS në javët në vijim.