Përdoruesit me pagesë të X mund të shkarkojnë videot e postuara në rrjetin social

Microsoft tha gjithashtu se X do ta bëjë më të lehtë shkarkimin e videove në mobile thjeshtë duke klikuar dhe mbajtur të shtypur përmbajtjen mbi ekran.

X, rrjeti social i cili deri pak ditësh njihej si Twitter, tashmë po ju ofron përdoruesve mundësinë për të shkarkuar video nga uebsajti për sa kohë disa kushte plotësohen.

Së pari krijuesi duhet të lejojnë shkarkimin e përmbajtjeve që poston. Gjithashtu mundësia për shkarkimin e videove ofrohet vetëm për përdoruesit e verifikuar me pagesë Blue.

Elon Musk njoftoi funksionalitetin e ri në llogarinë e tij duke shpjeguar se një përdorues mund të shkarkojë video duke klikuar butonin në formë elipsi nga menuja në cepin e djathtë të ekranit kur videoja është në ekran të plotë.

Microsoft tha gjithashtu se X do ta bëjë më të lehtë shkarkimin e videove në mobile thjeshtë duke klikuar dhe mbajtur të shtypur përmbajtjen mbi ekran.

Më përpara njerëzit kanë përdorur uebsajte të palëve të treta për të shkarkuar video. Sigurisht përdoruesit pa pagesë do të vijojnë ende përdorimin e këtyre mjeteve për shkarkimin nga X.