Përdoruesit tashmë mund të kenë një llogari të vetme WhatsApp në katër telefonë të ndryshëm

Është një zgjerim i funksionalitetit për përdorimin e aplikacionit në shumë pajisje për të cilin kompania filloi testimin në 2021, dhe tani mund të sinkronizoni një llogari në katër telefonë të ndryshëm.

WhatsApp së shpejti do të lejojë përdoruesit të aksesojnë llogaritë e tyre në më shumë se një telefon. Është një zgjerim i funksionalitetit për përdorimin e aplikacionit në shumë pajisje për të cilin kompania filloi testimin në 2021, dhe tani mund të sinkronizoni një llogari në katër telefonë të ndryshëm.

Pasi të keni akses në këtë funksionalitet, do të shikoni një opsion të ri “Link to Existing Account” kur instaloni aplikacionin në një smartfon tjetër. Pasi të shtypni butonin, WhatsApp do tu kërkoj të skanoni një kod QR në telefonin kryesor të cilin mund ta bëni duke shkruar në seksionin “Linked Devices” në menunë Settings në telefonin kryesor.

Më pas shtypni opsionin “Link a Device.”

Nëse ju duket e komplikuar WhatsApp ka planifikuar të ofrojë një metodë më të thjeshtë të lidhjes së disa pajisjeve me një llogari të vetme. Kjo do të bëhet përmes klientit ueb të platformës e cila ju dërgon një kod që përdoret njëherë.

Gjatë procesit të sinkronizimit, pajisja juaj kryesore nuk ka përse të jetë afër pajisjes tjetër apo të qëndrojë e ndezur për të marrë mesazhe dhe thirrje në telefonin sekondar.

Por WhatsApp automatikisht do të nxjerrë jashtë llogarisë përdoruesit në telefonë që kanë qenë jo-aktivë për mëse 14 ditë.